Veseli: Nëna Azë ishte një trimëreshë e pashembullt
Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka përkujtuar nënën e UÇK-së, Nënën Azë, në 22 vjetorin e rënies së saj heroike.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Nëna Azë ishte një trimëreshë e pashembullt, e cila luftoi bashkë me djemtë dhe vajzat e Kosovës.
“Në 22 vjetorin e rënies së saj heroike, sot kujtojmë me mall dhe krenari nënën e UÇK-së, Nanën Azë, një trimëreshë e pashembullt, që luftoi bashkë me djemtë dhe vajzat e Kosovës. Nuk do ta harroj kurrë përkujdesjen e saj të madhe sikur për djalin e vet, bukën nga duart e saj, fjalët dhe mirësinë e saj, gjatë shumë netëve që kam kaluar në shtëpinë e tyre në Shqiponjë (ish-Jabllanicë), gjatë viteve të hershme të luftës sonë. Nga urtësia dhe shpirti luftarak i Nanës Azë Brahimaj kemi marrë dashuri dhe forcë në rrugëtimin tonë të lirisë. Kujtimi për të do të jetë i përjetshëm. Lavdi!”, ka shkruar Veseli.
(M.K / Epoka e re)