Veseli: Nëna e Edmond Hoxhës do të mbetet emër i nderuar në historinë e lirisë sonë
21 mars 2019
| 12:06
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se me dhimbje ka pranuar lajmin për ndarjen nga jeta të lokes Nurije Hoxha, nëna e heroit të kombit, Edmond Hoxha.
Veseli ka thënë se Nurije Hoxha do të mbetet përgjithmonë emër i nderuar në historinë e lirisë sonë.
“Me dhimbje mora lajmin për vdekjen e lokes Nurije Hoxha, nëna e heroit të kombit Edmond Hoxha. Një nënë e madhe, që do të mbetet përgjithmonë emër i nderuar në historinë e lirisë sonë”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/