Veseli: Nëna Ki ishe shembull i mirësisë e dashurisë prindërore

10 qershor 2020 | 11:29

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka ngushëlluar familjen Lladrovci pas vdekjes së nënës së heroit Fehmi Lladrovci.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se nëna Ki, ishte shembull i mirësisë e dashurisë prindërore.

Ai ka vlerësuar se jeta e prindërve të Fehmi Lladrovci ka qenë përplot sfida, duke mos iu nënshtruar një regjimi që ia përndiqte djemtë e vajzat.

Postimi i plotë i Veselit:

Sot në mëngjes, ndërroi jetë, Nëna Ki, nënë e heroit Fehmi Lladrovci, shembull i mirësisë e dashurisë prindore.

Jeta e saj krah Bacës Tush, ishte përplotë sfida e qëndresë, duke mos iu nënshtruar një regjimi që ia përndiqte djemtë e vajzat. Nëna Ki nuk u dorëzua as kur ranë në altarin e lirisë heroi e heroina, Feha e Xheva.

Sot, të gjithë kemi dhimbje, shokët, bashkëveprimtarët e bashkëluftëtarët e Fehës, Ramizit e Emriut, andaj, të gjithëve edhe ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe i bashkohemi dhimbjes Tuaj.

Mbahuni të fortë!

 

(M.K / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është dilema e shumë njerëzve, por ndonjëherë mjafton një test…