Veseli nënshkruan edhe zyrtarisht vendimin për shpërndarjen e Kuvendit
Kadri Veseli ka bërë me dije se si kryetar i Kuvendit i ka marrë të gjitha iniciativat ligjore dhe kushtetuese për shpërndarjen e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
“Më vjen mirë që sot të gjitha partitë politike iu bashkuan iniciativës sime dhe votuan për shpërndarjen e Legjislaturës së Gjashtë të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Sapo nënshkrova edhe zyrtarisht vendimin për shpërndarjen e saj. Në këtë legjislaturë nuk ka pasur mjaftueshëm gra dhe të rinj. Shpresoj të shoh më shumë në mandatin e ardhshëm. Sa i përket PDK-së, jam i sigurt që do të ketë shumë të rinj dhe gra në listën e saj”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.
“Ne u përpoqëm shumë që të merrnim një shumicë mbështetëse për iniciativat tona kundër korrupsionit. Në mandatin tjetër do të jetë ndryshe, pasi ne do të vendosim një kod të ri etik”, ka shkruar më tej Veseli.
/Epoka e re/