Veseli nënshkruan Ligjin për Prishtinën (Foto)
29 maj 2018
| 12:17
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka nënshkruar sot Ligjin për Prishtinën, duke përmbushur kështu përgjegjësitë e tij kushtetuese e ligjore.
Ky ligj është miratuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës më 17 maj të këtij viti. Në favor të Ligjit për Prishtinën patën votuar 61 deputetë dhe një kishte abstenuar.
Ligji për Prishtinën e njeh Prizrenin si kryeqytet historik të Kosovës.
Pas nënshkrimit nga ana e Veselit, ai duhet të dekretohet edhe nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në afat prej 8 ditësh, për tu shpallur më pas në Gazetën Zyrtare që nënkupton edhe hyrjen e tij në fuqi.
/Epoka e re/