Veseli, nesër i pret në takim liderët e institucioneve të vendit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, do të jetë sërish nikoqir i një takimi të liderëve institucional e politikë të Kosovës.
Nesër ( e premte), krerët e institucioneve, presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, dhe anëtarët e ekipit negociator, Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti do të jenë në zyrën e Kadri Veselit, në Kuvendin e Kosovës.
Burime brenda Kuvendit kanë thënë për “RTK”-në se në këtë takim do të flitet për diskutimet e zhvilluara në Samitin e Berlinit rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
I njëjti burim ka treguar se kryeparlamentari Kadri Veseli po synon t’i koordinojë të gjithë akterët institucionalë për fazat e ardhshme të sjelljes së Kosovës në raport me dialogun si dhe për përfaqësimin në Samitin e Parisit që do të mbahet në korrik.