Veseli nga Lipjani: Të bëhemi bashkë që Kosova mos të kthehet mbrapa
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka mbajtur një tubim elektoral në komunën e Lipjanit.
Kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër, Kadri Veseli, ka thënë se zgjedhjet e 6 tetorit do të jenë referendum për republikën e Kosovës.
Ai ka thënë se duhet të jenë bashkë që mos ta lejojnë Kosovën që të kthehet mbrapa.
Veseli ka thënë se qytetarët e Kosovës duhet të vendosin në mes të një qeverie e cila është në partneritet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe një qeverie e cila do ta izolon Kosovën.
Më tutje, Veseli ka premtuar se do ta përkrah rininë. Veseli ka thënë se platforma e tij kundër korrupsionit është në përputhje me interesat e Kosovës dhe partneritetin me Amerikën.
Veseli ka premtuar se do t’i përkrah familjet e dëshmorëve, veteranët e UÇK-së dhe të gjitha kategoritë të cilat kanë nevojë për ndihmë.
Ai ka ftuar qytetarët e Lipjanit dhe të gjithë Kosovës që ta votojnë numrin 112.