Veseli nga Valbona: Bukuria e maleve është burim i pashtershëm
26 tetor 2019
| 16:37
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, për fundjavë ka vendosur të shkojë në në Bjeshkët e Namuna duke ngjitur Qafën e Valbonës për të bërë kalimin drejt Thethit.
Veseli ka thënë se bukuria magjike e këtyre maleve madhështore, të stolisura me veshjen shumëngjyrëshe të vjeshtës, është një burim i pashtershëm energjie.
“Jam i gëzuar që po shoh se sa është shtuar numri i të rinjve tanë që vendosin të largohen nga rutina e qytetit për të eksploruar bjeshkët shqiptare e për të pasur një kontakt të drejtpërdrejtë me natyrën e paprekur”.