
Veseli ngushëllon familjen Ajeti për ndarjen nga jeta të akademik Idriz Ajeti
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka ngushëlluar familjarët, të afërmit, kolegët dhe bashkëpunëtorët e akademik Idriz Ajeti, i cili ka ndërruar jetë të mërkurën.
Veseli ka thënë se mbrojtja dhe konsolidimi i gjuhës shqipe në trojet tona, lidhen ngushtë me jetën dhe veprën e akademikut Ajetit.
“Themelimi i albanologjisë, ndërtimi i institucioneve tona akademike kosovare, mbrojtja dhe konsolidimi i gjuhës shqipe në trojet tona, lidhen ngushtë me jetën dhe veprën e Akademikut Idriz Ajetit. Me këtë rast ngushëlloj familjarët, të afërmit, kolegët dhe bashkëpunëtorët e tij”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/
https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/photos/a.215840038591210/1191810484327489/?type=3&theater