Veseli ngushëllon për vdekjen e Rohanit, kujton takimin e parë me të gjatë luftës

05 qershor 2019 | 16:39

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Albert Rohanit.

Veseli përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka vlerësuar lartë kontributin e diplomatit Albert Rohan dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Ai ka thënë se sot ka vdekur një mik i Kosovës të cilit do t’i jenë përjetësisht mirënjohës.

“Sot vdiq një mik imi dhe i Kosovës, Albert Rohan. E kam takuar për herë të parë në vitin 1998. Ky ishte edhe takimi i parë zyrtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me një diplomat nga Evropa. Albert Rohan ishte prej atyre njerëzve që kontribuuan shumë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. I jemi përjetësisht mirënjohës. Pushoftë në paqe!”, ka shkruar Veseli.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Atletico Madridi i është bashkuar Juventusit dhe Interit në garën…