Veseli: Nuk do të ndalemi derisa të ketë drejtësi për Izbicën
28 mars 2019
| 12:38
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka kujtuar 20-vjetorin e masakrës së Izbicës.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se institucionet e Kosovës nuk do të ndalen derisa të ketë drejtësi për Izbicën.
“Sot është dita e Izbicës. Ne kurrë nuk do të harrojmë, sepse harresa është shërbim ndaj atyre që bënë krimin në Izbicë, e në sa e sa fshatra të Kosovës. Nuk do ndalemi asnjëherë, derisa të ketë drejtësi për Izbicën. Drejtësi për dhjetëra masakra që u kryen mbi popullin tonë gjatë luftës. Vetëm drejtësia i shëron plagët e së kaluarës, ndërsa dëshmorët mbesin përgjithmonë themeli mbi të cilin qëndron shteti ynë i pavarur dhe sovran”, ka shkruar Veseli.
/Epoka e re/