Veseli: Nuk ka kompromis me mashtrues
Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, sot ka prezantuar platformën e kësaj partie për rimëkëmbje kombëtare në qytetin e Skenderajt.
Pas mbledhjes së Kryesins Qendrore të PDK-së në këtë qytet, ai ka kritikuar partitë që i kanë formuar qeveritë pas zgjedhjeve të 6 tetorit të vitit të kaluar.
Në 21-vjetorin e çlirimit të kësaj komune, ai ka thënë se ato parti janë mashtruese dhe qeveritë i kanë bërë për teke personale. “Nuk ka kompromis me mashtrues, nuk ka besim në ata që nuk mbajnë asnjë fjalë”, ka thënë Veseli.
Ai ka deklaruar se PDK-ja është e përkushtuar për të sotmen dhe të ardhmen e vendit.
Duke përmendur sakrificën e qytetarëve të Drenicës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, ai ua ka uruar qytetarëve të kësaj komune 18 qershorin, ditën e çlirimit.
Veseli ka deklaruar se Kosova nuk ka tokë për të dhënë dhe nuk ka shtete për ta mohuar.
(M.K / Epoka e re)