Veseli: Nuk tërhiqem nga lobimi për liberalizimin e vizave

07 nëntor 2018 | 11:56

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se këtij institucioni është duke iu kthyer normaliteti.

“Kuvendi po i kthehet normalitetit. Ka një pozitë dhe një opozitë për të marrë obligimet për qytetarët e vendit tonë dhe obligimet në procesin euroatlantike”.

“Do të kemi sot seancë e dhe presim edhe reflektimin e opozitës. Kemi shenja të mira se edhe ata do të kthehen në seancë. Bojkoti nuk është traditë e jona”, ka thënë  Veseli pas mbledhjes se Kryesisë së Kuvendit, ku është vendosur që seanca për çështjen e politikës së jashtme të mbahet më 16 nëntor,  raporton “Epoka e re”.

Më tutje, Veseli ka folur edhe për vizitën e kancelarit të Austrisë, Sebastian Kurz dhe procesin e liberalizimit të vizave.

“I kemi plotësuar të gjitha kriteret teknike dhe në të njëjtën kohë në nuk do të tërhiqemi nga e drejta jone, e drejta e qytetarëve tanë që dinjitetshëm si evropian të rinj, si perëndimor të lëvizin lirshëm  drejt vendeve të Bashkimit Evropian”

“Vet ardhja e kancelratit austriak është lajm i mirë. Do të ketë edhe ardhje tjera të përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Evropian . Austria ka presidencën e BE-së. Ne presim se ajo do të procedojë në Këshillin e Ministrave çështjen e liberalizimit të vizave. Ne e dimë se ka vende skeptike, por deri më tani na është thënë se liberalizimi i vizave nuk është çështje politike, por çështje tërësisht teknike. Tani kanë filluar të dalin zëra se kjo çështje na qenka edhe politike. Kjo do të jetë një goditje për vet BE”, është shprehur Veseli, duke shtruar se nuk do të tërhiqet nga lobimi për liberalizimin e vizave.

Do të vazhdoj edhe më tutje nga lobimi. Nuk tërhiqem nga sfidat dhe në të njëjtën kohë do të jem më i zëshëm në kërkesat e qytetarëve”, ka thënë Veseli, duke shtuar se Kosova është shumë larg vendeve tjera në raport me plotësimin e kritereve për vizat.

/Epoka e re/

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester United do të luhet të mërkurën, më 7 nëntor…