Veseli: Nxënësve dhe arsimtarëve u uroj vit të mbarë
03 shtator 2018
| 11:07
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka uruar nxënësit e Kosovës me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.
Veseli uroi edhe mësimdhënësit dhe prindërit për një vit të mbarë shkollor.
“Sot rrugëve të Kosovës iu rikthye gjallëria e munguar prej dy muajsh. Ata që e mbushin me gëzim jetën tonë, fëmijët e Kosovës kanë nisur vitin e ri shkollor. Të gjithë nxënësve, arsimtarëve, prindërve që sot kanë nisur fëmijët e tyre për në shkollë, ua uroj një vit të mbarë shkollor. Edukimi cilësor në të gjitha nivelet është rruga e vetme që na mundëson përparimin tonë si shtet dhe shoqëri”, ka thënë Veseli.
Këto urime Veseli i bëri pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit në të cilën u vendos që të martën të mbahet seancë e jashtëzakonshme.