Veseli: Opozita manipuloi me nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme
04 dhjetor 2018
| 18:19
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas mbledhjes së Kryesisë, ka thënë se LDK-ja dhe Vetëvendosja kanë manipuluar me nënshkrimet për mbajtjen e seancës se jashtëzakonshme për çështjen e liberalizimit të vizave.
“Gjatë kohës kur e kemi caktuar seancën, kishte reagime të kolegëve të pozitës, pasi morën informacione nga deputetët Deda që nuk ishin fare të njoftuar për iniciativën për të cilën u janë marrë nënshkrimet. Unë veproj sipas materialeve që kam dhe rregullores së Kuvendit. Kemi lëndim të procedurave. Kërkesa e tanishme me këto manipulime e lëndon Kuvendin. Këtë nuk do ta lejoj”, ka thënë Veseli.