Veseli, opozitës: Serbia është kundërshtari i vetëm i Kosovës
29 tetor 2018
| 11:15
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, u ka bërë thirrje përfaqësuesve të partive politike që të marrin përgjegjësi për mbrojtjen e territorit.
Ai ka kërkuar nga opozita që t’i lejë anash inatet, pasi sipas tij Kosova ka vetëm një kundërshtar, Serbinë.
“Thërras për ndërgjegje dhe përgjegjësi në mbrojtje të territorit. Ne kemi aktualisht vetëm një kundërshtar dhe ajo është Serbia. Nuk duhet të gjejmë kundërshtar mes vete”, ka thënë Veseli, pas një aktiviteti në fshatin Llashticë të Gjilanit.