Veseli: Pa Lidhjen e Prizrenit nuk do të kishim 28 Nëntorin dhe 17 Shkurtin

10 qershor 2018 | 11:30

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, sot, në seancën solemne të Kuvendit, të mbajtur në Kompleksin Monumental të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në shënim të 140-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, ka thënë se pa këtë Lidhje nuk do ta kishim 28 nëntorin e vitit 1912 dhe as lëvizjen kombëtare për çlirimin e Kosovës, e cila arriti kulminacionin historik me UÇK-në, çlirimin dhe shpalljen e pavarësisë në shkurtin 2008.

“140 vite më parë, në këtë vend ku qëndrojmë sot, u mblodhën përfaqësuesit e të gjithë trevave shqiptare. Një barrë e madhe qëndronte mbi supet e tyre. Ishte kohë e vështirë. Ballkani ishte i trazuar si asnjëherë më parë. Perandoria Osmane po jepte shenjat e rënies së pashmangshme. Popujt po zgjoheshin. Evropa po jetonte pranverën e kombeve. Secili kërkonte vendin dhe të drejtat e tij në gjeopolitikën e re që po ndërtohej”, ka thënë Veseli.

“Pa lidhjen e Prizrenit nuk do ta kishim lëvizjen kombëtare për çlirimin e Kosovës, e cila arriti kulminacionin historik me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, çlirimin dhe shpalljen e pavarësisë në shkurtin e vitit 2008. Pa Lidhjen e Prizrenit rrjedha e historisë sonë kombëtare do të ishte krejtësisht ndryshe dhe aspak pozitive për kombin tonë”, ka theksuar Veseli.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino është shprehur i pikëlluar për…