
Veseli para të rinjve: Ju besoj, po bëni punë të mrekullueshme për vendin
22 shtator 2019
| 22:09
Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, sonte në mbrëmje ka mbajtur një tubim me qindra të rinj në Gërmi.
Ai ka thënë se është i rrethuar nga të rinj premtues, iu beson atyre, sepse po bëjnë punë të mrekullueshme për vendin.
“Sa herë që u japim mundësi të rinjve, ata çdoherë bëjnë punë të mrekullueshme për vendin. Unë jam i rrethuar nga të rinj premtues, iu besoj atyre, sepse po bëjnë punë të shkëlqyeshme.
Partia Demokratike e Kosovës është e mbushur me plot të rinj energjikë, që unë do t’i promovoj në qeverisjen time”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/