Veseli pas kthimit nga Haga: Zoti e mbrojtë Kosovën, përjetë krenar me UÇK-në
11 dhjetor 2019
| 12:27
Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe njëri nga themeluesit e UÇK-së, Kadri Veseli është kthyer nga Haga pas intervistimit nga hetuesit e Gjykatës Speciale.
Veseli në aeroportin “Adem Jashari” është pritur nga bashkëpartiakët dhe mjera qytetarë.
Me këtë rast, Veseli ka thënë se gjithmonë do të jetë krenar me UÇK-në. “Sa më shumë paqe dhe qetësi për popullin tonë. Zoti e mbrojtë Kosovën. Lavdi e përjetshme Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjithmonë krenar, përjetë!”, ka thënë Veseli në një prononcim të shkurtër për medie.
/Epoka e re/