Veseli pas rezultatit të zgjedhjeve: Dëshmuam se jemi fuqia e parë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka thënë se prioritet i kësaj partie ka qenë rikthimi i fuqishëm si partia e parë në nivel të vendit dhe në të njëjtën kohë fillimi i reformave brenda parties.
“PDK ka pasur një rezultat që ka qenë shumë pozitiv. Në Prizren, në Ferizaj dhe në Mitrovicë, në tri qytete nga shtatë qendrat më të mëdha të Republikës së Kosovës fituam bindshëm/ U tregua se në të njëjtën kohë fituam ulëse më së shumti për këshilltarë komunalë në Republikën e Kosovës. Dëshmuam se jemi fuqia e pare. Është e vërtetë, balotazhi nuk e ka reflektuar vullnetin e qytetarëve, por këto janë rregullat e lojës”, ka thënë ai në “Klan Kosova”.
Veseli ka thënë se ka qenë edhe vetëkritik, dhe tha se mund të ketë qenë një vetëkënaqësi dhe një mungesë e angazhimit ndoshta në raundin e dytë që mund t’i ketë dëmtuar.
“Ka shumë gjëra që janë drejt përmirësimit në Partinë Demokratike të Kosovës. Në të njëjtën kohë jemi duke analizuar edhe pjesën që lidhet drejtpërdrejt nga lidershipi dhe pastaj pjesën e strukturave. Ne duhet t’ia hapim një epokë të re Partisë demokratike të Kosovë. Ne kemi qenë korrektë. Unë do të thosha ka qenë një frikë e rikthimit të fuqishëm të Partisë Demokratike të Kosovës, dhe fuqizimit. Oponentët politikë e kanë një frikë kur rikthehet një parti politike fuqishëm”, ka thënë Veseli.