Veseli pas takimit me mjekët: Qeveria t’i mbështesë punëtorët shëndetësorë

03 nëntor 2020 | 15:44

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli sot ka vizituar Odën e Mjekëve, ku është takuar kryetarin, Pleurat Sejdiu dhe kryetarin e Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla.

Veseli ka kërkuar paga më dinjitoze për punonjësit shëndetësorë duke bërë thirrje që Ligji për Paga të rikthehet në Kuvend për amandamentim në përputhje me rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese.

“Qëllimi i vizitës time është për falënderim për të gjithë mjekët dhe punëtorët shëndetësorë për punën e tyre të jashtëzakonshme që janë duke e bërë. Kemi shumë obligim që si politikë të qëndrojmë afër tyre dhe t’i ndihmojmë. Si parti opozitare do të përkrahim çdo iniciativë të qeverisë, e në veçanti amandamentimin e ligjit për paga që mund ta bëjmë brenda një jave. Në këtë mënyrë ne mund të jemi pranë punëtorëve shëndetësorë. Këta po e bëjnë punën e tyre, dhe ne duhet ta bëjmë tonën”, ka deklaruar ai, duke shtuar se mjekët kanë nevojë për mbështetje.

“Unë sot isha për ngushëllime tek një tjetër mjek, ish bashkëluftëtar i imi, Dr. Safet Idrizi i cili dikur e fitoi luftën me Serbinë por sot e ka humbur betejën me COVID-in. Sikurse u ka shërbyer atëherë njerëzve, ai ka qenë në krye të frontit edhe këto ditë si mjek. Fakti që nëntë mjekë kanë humbur jetën me këtë sëmundje dhe rreth 1300 punëtorë shëndetësorë janë infektuar, flet për nevojën e madhe që e kanë për mbështetje”, ka thënë kryetari Veseli.

Kryetarët e Odës së Mjekësve, Sejdiu dhe të Federatës Sindikale, Syla e kanë falënderuar  për vizitën liderin e PDK-së

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se për shkak…