Veseli: PDK-ja ka ditur të sillet karshi interesave shtetërore
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli ka takuar strukturat drejtuese të partisë edhe në Drenas.
Veseli ka folur për situatën e rënduar të pandemisë, zhvillimet politike, reformat në parti dhe nevojën për mobilizim më të madh të partisë.
Veseli ka thënë se pavarësisht sfidave të mëdha përpara të Kosovës, PDK-ja ka ditur të sillet karshi interesave shtetërore.
“Jo vetëm kaq, PDK-ja asnjëherë nuk e ka vënë interesin politik partiak para atij të Kosovës”, është shprehur Veseli.
Ai ka kërkuar që njëjtë të sillen edhe partitë e tjera politike në Kosovë.
Kryetari i degës dhe deputeti, Sejdi Hoxha ka falënderuar kryetarin me bashkëpunëtorë për takimin, duke premtuar angazhim edhe më të madh në forcimin e partisë në këtë komunë.
(Q.R / Epoka e re)