Veseli për 11 shtatorin: Me ShBA-të do të jemi bashkë përjetë
11 shtator 2018
| 11:03
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka përkujtuar viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001, ku nga këto sulme në ShBA patën humbur jetën rreth 3 mijë persona.
“Në nderim të viktimave të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001. Kjo nuk ishte goditje vetëm për SHBA-të por për gjithë njerëzimin, mbi vlerat civilizuese dhe lirinë. Kosova do të jetë së bashku me Amerikën, sepse Amerika është shpëtimtare e Kosovës dhe do të jemi bashkë përjetë”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/