Veseli për festën e Bajramit viziton familjen e Adem Demaçit
21 gusht 2018
| 14:40
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar të martën familjen e veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi.
Kjo vizitë e Veselit ka ndodhur me rastin e festës së Kurban Bajramit. “Festa e Bajramit është edhe një rast më shumë të takojmë familjarët tanë dhe miqtë. Sot pata kënaqësinë të vizitoj familjen e veprimtarit tonë, heroit Adem Demaçi. Kujtuam veprën dhe jetën e tij kushtuar kombit. Historia e jetës së tij është burim frymëzimi për ne dhe gjeneratat që do të vijnë”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/