Veseli për Kurtin: Ky njeri paraqet rrezik për vendin

02 mars 2020 | 13:25

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka thënë se kryeministri Albin Kurti paraqet rrezik për Kosovën dhe të ardhmen e saj.

Veseli në seancën e jashtëzakonshme për taksën, ka thënë se Kurti në fjalën e tij ka folur si nëpunës doganor.

“Nuk je nëpunës doganor”, është shprehur Veseli.

Më tutje, Veseli ka thënë se në vitin 2019 kishte propozuar që të pezullohet taksa për 90 ditë.

Ai ka thënë se asnjë parti nuk e ka përkrahur këtë propozim përpos PDK-së.

Veseli ka thënë se sot Vetëvendosje dhe LDK-ja janë duke e kërkuar të njëjtën gjë të cilën e kishte propozuar në vitin 2019.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se e pranon…