Veseli për tërmetet në Shqipëri: Jemi të gatshëm t’i mbështesim motrat dhe vëllezërit tanë
21 shtator 2019
| 20:24
Lideri i PDK-së dhe kandidati për kryeministër, Kadri Veseli, ka shprehur solidaritet të plotë me qytetarët e Shqipërisë të prekur nga tërmetet e sotme.
Ai në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Kosova është e gatshme ta mbështesë Shqipërinë në përballimin e pasojave, me çdo gjë që është e nevojshme.
“Solidarizohem me motrat dhe vëllezërit shqiptarë matanë kufirit, që sot pësuan nga një tërmet i rëndë. Jemi të gatshëm ta mbështesim Shqipërinë në përballimin e pasojave, me çdo gjë që është e nevojshme. Të gjithë të lënduarve ju uroj shërim dhe rikthim sa më të shpejt në familjet e tyre”, ka shkruar Veseli.