Veseli për vdekjen e Bekim Lumit: Kosova ka humbur një artist të veçantë

30 korrik 2018 | 11:53

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka ngushëlluar familjen Lumi dhe komunitetin e artistëve me rastin e ndarjes nga jeta të regjisorit Bekim Lumi.

Ai ka thënë se me vdekjen e Lumit, Kosova ka humbur një artistë të veçantë.

“Tejet pikëllues lajmi për vdekjen e Bekim Lumit. Kosova ka humbur një artist të veçantë, një regjisor të talentuar dhe një profesor të çmuar. Dhimbja është shumë e madhe. Ngushëllime familjes, miqve dhe komunitetit të artistëve”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia e ish-kryeministrit të burgosur të Pakistanit, Nawaz Sharif, pjesëmarrëse…