Veseli përgezon Kuvendin e Maqedonisë për votimin e Ligjit për gjuhën shqipe
11 janar 2018
| 14:10
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka përgezuar Kuvendin e Maqedonisë dhe gjithë bashkëkombasit tanë për votimin e Ligjit për gjuhën shqipe.
“Ky është një hap i rëndësishëm në përmbushjen e të drejtave legjitime të popullit shqiptar në Maqedoni dhe do t’i kontribuojë forcimit të demokracisë, barazisë dhe harmonisë etnike në këtë shtet. Po ashtu, kalimi i këtij ligji përbën një arritje të madhe në realizimin e plotë të detyrimeve që rrjedhin nga Marrëveshja e Ohrit dhe nga standardet e kërkuara në kuadër të integrimit evropian”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.