![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/11/F07E5286-A048-4025-AE84-722556D47E50.jpeg)
Veseli: Përgjithmonë me SHBA-në
23 nëntor 2018
| 19:02
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka falënderuar të premten pasdite të gjithë diplomatët dhe ushtarakët amerikanë që punojnë dhe jetojnë në Kosovë.
Në ditën e falënderimeve, kryeparlamentari Veseli së bashku me kryeministrin Ramush Haradinaj, kanë pritur korin diplomatik amerikan si dhe ushtarët amerikanë që veprojnë në Kosovë.
“Në ditën e falënderimeve, bashkë me diplomatët dhe ushtarakët amerikanë që shërbejnë në Republikën e Kosovës. Ata edhe pse janë larg familjeve të tyre, ndodhen në familjen e tyre të re – shtetin më pro amerikan në botë”, ka thënë kryeparlamentari Veseli pas këtij takimi, nëpërmjet një postimi në “Facebook”.