Veseli përkujton ballafaqimin e parë frontal të UÇK-së me policinë pushtuese serbe
Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka përkujtuar ballafaqimin e parë frontal të UÇK-së me policinë pushtuese serbe që ka ndodhur në Rezallë të Skenderajt 21 vjet më parë.
Në nderim të kësaj beteje, Veseli i shoqëruar nga disa bashkëluftëtarë, ka nderuar prijësin e kësaj beteje, komandantin legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.
Veseli ka thënë se vetëm të bashkuar mund ta zhvillojnë Kosovën dhe ta bëjnë më të fortë shtetin e pavarur e sovran.
“21 vite më parë, në Rezallë të Re të Skenderajt ndodhi ballafaqimi i parë frontal i UÇK-së me policinë pushtuese serbe. Ajo betejë hoqi përfundimisht gjitha dilemat rreth luftës sonë çlirimtare dhe kështu shërbeu si paralajmërim i saj. Në nderim të kësaj beteje, me shumë bashkëluftëtarë, nderuam prijësin e kësaj beteje, komandantin legjendar të UÇK-së, Adem Jasharin. Duke qenë të bashkuar e fituam lirinë. Dhe, të bashkuar do ta zhvillojmë Kosovën dhe do ta bëjmë më të fortë shtetin tonë të pavarur e sovran”, ka thënë Veselit ë dielën.
/Epoka e re/