Veseli përkujton dëshmorin Naser Sekiraqa
18 prill 2019
| 16:12
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka përkujtuar sot dëshmorin e kombit Naser Sekiraqa.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se vepra e dëshmorit të lirisë do të jetojë përgjithmonë. “Sot isha në Fushë Kosovë për ta nderuar dëshmorin e lirisë Naser Sekiraqa, që ra më 18 prill 1999 në njërën nga betejat e mëdha në Zonën e Llapit. I kishte vetëm 21 vite jetë, por vepra që la pas do të jetoj përgjithmonë”, ka shkruar Veseli.
/Epoka e re/