Veseli përkujton dy bashkëluftëtarë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka përkujtuar dëshmorët Feim e Bedrush Gashi. Veseli ka thënë se “është sakrificë e lartë për një familje të japë dy heronj, dy vëllezër, të gjakut e pushkës, dy heronj në themel të lirisë”. “Në një veprim luftarak bashkë, u mundova t’i ndajë këta dy vëllezër nga rreziku mu te kufiri i ndarjes së shqiptarëve, në Hasin e besës e bukës, para 22 vjetësh. Feimin e kisha njohur më herët në studime në Prishtinë, e kisha edhe koleg Fakulteti, së bashku edhe me heroin Mensur Zyberaj. Nuk ka pasur demonstratë as organizim studentor që nuk kanë marrë pjesë. Ai ra në pritë më 27 maj 1998, por nuk e ndalen pushkët Bedrushin dhe as bashkëluftëtarët e tij”, ka shkruar Veseli në “Facebook”.
Më tutje, Veseli ka thënë se është krenar që i kishte bashkëluftëtar.
“Bedrush Gashi, i vëllai, i patrembur, ra një vit më vonë. Pikërisht ditën e sotshme, para 21 vitesh. Nuk e përjetoi as gëzimin e fëmijës së porsalindur, që nuk mundi ta takojë. Ky ishte fati i rinisë sonë dhe çmimi i lirisë, këta ishin djemtë e vajzat, heronj të Kosovës, nuk folën shumë, por bënë gjithçka për lirinë e kombit të tyre. Jam krenar që i njoha dhe i kisha të dytë bashkëluftëtarë, do të jem përjetë në betimin dhe idealin e pastër që rritëm me UÇK”.
“Lavdi Bedrush dhe Feim! Lavdi të gjithë luftëtarëve të lirisë dhe UÇK-së. Nënëlokes së këtyre luanëve të lirisë, për bijtë që ia dha kësaj toke, bukën dhe besën, faleminderit përjetë”.
(B. D.: ‘Epoka e re’)