Veseli përkujton heroin Fadil Vata

24 prill 2020 | 15:36

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka përkujtuar veprimtarin e çështjes kombëtare dhe heroin e Kosovës, Fadil Vata.

Ai ka thënë se vepra, guximi dhe qëndresa e heroit Vata, në ballafaqimin me armikun ka qenë dhe mbetet burim frymëzimi për brezat.

“Pa idealistë si Fadil Vata, Kosova kurrë nuk do të mund ta sfidonte pushtuesin shekullor e ta largonte që këtej. Ditët e lirisë dhe pavarësisë që gëzojmë sot janë fryt i sakrificës së Fadilit e shumë të tjerëve ndaj të cilët do të mbetemi përherë borxhlinj e mirënjohës”, ka shkruar Veseli në “Facebook”.

Postimi i plotë i Veselit:

30 vjet më parë u nda prej nesh heroi Fadil Vata, njëri nga veprimtarët dhe udhëheqësit më të flaktë të lëvizjes kombëtare. Me këtë rast bëra homazhe dhe vendosa një tufë me lule tek shtatorja e këtij protagonisti të përpjekjeve shqiptare për liri e pavarësi në trojet e veta.

E mbaj mend mirë si sot rolin e tij në organizimin e protestave të fundit të viteve 80-të si dhe momentin kur doli ilegal.

Vepra, guximi, qëndresa e tij në ballafaqimin me armikun ka qenë dhe mbetet burim frymëzimi për ne. Pa idealistë si Fadil Vata, Kosova kurrë nuk do të mund ta sfidonte pushtuesin shekullor e ta largonte që këtej.

Ditët e lirisë dhe pavarësisë që gëzojmë sot janë fryt i sakrificës së Fadilit e shumë të tjerëve ndaj të cilët do të mbetemi përherë borxhlinj e mirënjohës.

https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/photos/a.268197093355504/1569915293183671/?type=3&theater

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lady Gaga ka publikuar listën e këngëve të albumit më…