Veseli përkujton Rexhep Malën e Nuhi Berishën
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka përkujtuar në 35-vjetorin e rënies, atdhetarët e dhqiar Rexhep Mala e Huhi Berisha.
Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se pas pretendimeve serbe se e kishin shuar lëvizjen kombëtare shqiptare në Kosovë, pushka e Rexhep Malës e Nuhi Berishës në janarin e vitit 1984 dëshmoi të kundërtën.
”Sot, në 35 vjetorin e rënies, kujtojmë Rexhep Malën e Nuhi Berishën. Pas pranverës së vitit 1981, regjimi jugosllav haptas pretendonte se e kishte shuar lëvizjen kombëtare shqiptare në Kosovë. Pushka e Rexhep Malës e Nuhi Berishës në janarin e vitit 1984 dëshmoi të kundërtën: rezistenca shqiptare në Kosovë ishte e pathyeshme. Ajo vetëm sa do të bëhej edhe më e fuqishme. Vitet më pas e vërtetuan këtë. Lavdi Rexhep Malës, Nuhi Berishës dhe gjithë të rënëve për liri”, ka shkruar Veseli.