Veseli: Përmendoret e Zahirit, Hakifit, Edmondit dhe Ilirit, mesazh si sakrifikohet për atdheun
31 janar 2018
| 15:48
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka qenë pjesë e zbulimit të përmendoreve të heronjve, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha dhe Ilir Konushevci, me rastin e 21-vjetorit të rënies së tyre.
“Një emocion i paharrueshëm kur pashë përmendoret e Zahirit, Hakifit, Edmondit dhe Ilirit në qendër të qytetit në Podujevë. Ato bartin një mesazh të madh për gjeneratat e reja që do ta trashëgojnë shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës. Bartin mesazhin se si punohet, luftohet e sakrifikohet për atdheun. Ushtria Çlirimtare e Kosovës është vepra më sublime që ka krijuar populli ynë në histori. E tillë do të mbetet përgjithmonë, sepse tregimi për lirinë e Kosovës nuk mund të shkruhet pa UÇK-në”, ka thënë Veseli.