Veseli: Personat me aftësi të kufizuara kanë nevojë për mbështetje
03 dhjetor 2017
| 22:57
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar, ka thënë se kjo kategori e shoqërisë ka nevojë për mbështetje meritore nga ana e shtetit.
“Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar, e cila synon ndërgjegjësimin e shoqërisë për t’i dhënë mundësi të barabarta kësaj kategorie, të gjithë duhet të punojmë për integrimin sa më të madh të tyre. Ata nuk kanë nevojë për lëmoshë, por kanë nevojë për mbështetje meritore, si dhe për zbatimin e plotë të të drejtave të tyre të garantuara me ligj”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.