Veseli me platformë për unitet politik për temat madhore të vendit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli ka propozuar një platformë politike për bashkimin e spektrit politik në Kosovë rreth pesë temave me interes nacional.
Këtë platformë, Veseli ua ka dërguar gjithë liderëve të partive politike, nëpërmjet së cilës u ka bërë thirrje për krijimin e një ekipi të përbashkët të liderëve politikë me pjesëmarrje edhe të shoqërisë civile për këto pesë tema: dialogun me Serbinë, themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, themelimin e Ushtrisë së Kosovës, agjendën e integrimeve evropiane si dhe reformën zgjedhore.
“Në funksion të këtij qëllimi është i domosdoshëm krijimi i një ekipi të përbashkët, i udhëhequr nga Presidenti i Kosovës, e në të cilin do të përfshihej roli i të gjithë liderëve politikë dhe institucionalë të vendit, si dhe personalitetet e shoqërisë civile, një praktikë kjo shumë rezultative gjatë proceseve historike nëpër të cilat ka kaluar Kosova, që nga Rambujeja deri në shpalljen e pavarësisë”, ka shkruar ndër të tjera Veseli në platformën e tij.