![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/08/318B46BF-199A-4998-B7CF-39CE28564B9F.jpeg)
Veseli: Po na e don kohëve të fundit, nuk po na ndalen fitoret
30 gusht 2019
| 23:36
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, së bashku me bashkëshorten e tij Violetën dhe me fëmijët kanë ndjekur ndeshjen e përfaqësues së vajzave kosovare në futboll ndaj Turqisë ku ekipi i Kosovës shënoi fitore 2:0.
Kandidati i PDK-së për kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli tha se Kosovës nuk po i ndalen fitoret dhe ka paralajmëruar edhe fitore bindëse në finalen e zgjedhjeve.
“Urime fitorja! Po na e don kohëve të fundit, nuk po na ndalen fitoret. Kështu me fitore edhe në finalen e madhe!”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në “Facebook”.