Veseli po përpiqet ta rimëkëmbë partinë

25 prill 2020 | 09:02

Ish-këshilltari i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, Blerim Latifi, pozicionimin e PDK-së për të mos marrë pjesë në asnjë skenar të një qeverie të re në vend e konsideron me vend. Ai ka thënë kryetari i kësaj partie, Kadri Veseli, po tenton ta rimëkëmbë partinë duke mos lejuar që të bëhet patericë e pushtetit të partive të tjera.

“Kadri Veseli ka ra disa herë viktimë e situatave për shkak se u ka ndihmuar proceseve të ndryshme”, ka thënë Latifi në Pressing. “Tani Veseli e ka një pozicion që të jetë në opozitë dhe të mos jetë patericë e pushtetit të partive të tjera. Ai e di se duhet ta rimëkëmbë partinë”, ka shtuar Latifi.

E, sipas tij, në Lidhjen Demokratike të Kosovës deklarimi kundër PDK-së është kapital politik. Anëtarët e partisë së Isa Mustafës, duke qenë kundër PDK-së, bëjnë karrierë politike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora…