Veseli: Pokleku, simbol i gjenocidit serb në Kosovë
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka përkujtuar sot masakrën në Poklek të Drenasit, ku forcat serbe vranë dhe i dogjën në mënyrën më mizore 54 njerëz të pafajshëm.
Në profilin e vetë në “Facebook”, Veseli ka shkruar se kjo masakër është simboli i gjenocidit serb në Kosovë.
“Sot qëndrova në Poklek të Drenasit për të përkujtuar masakrën që kryen në këtë fshat ushtria dhe policia serbe. 54 njerëz të pafajshëm u vranë dhe u dogjën në mënyrën me mizore dhe ende sot në dosjet e drejtësisë ndërkombëtare nuk figuron emri i Poklekut, këtij simboli të gjenocidit serb në Kosovë. Mund të harrohen e falen shumë gjera në jetën njerëzore, por masakrat e Serbisë në Kosovë kurrë s’kemi për t’i harruar. Kurrë s’kemi për t’i falë”, ka shkruar Veseli.
/Epoka e re/