
Veseli pranon letër nga ish-sekretarja Albright
11 korrik 2019
| 16:33
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka pranuar sot një letër nga ish-sekretarja Amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, përmes të cilës konfirmohet edhe një herë mbështetjen e parezervë për popullin e Kosovës.
Në profilin e tij në “Faceboook”, ai ka shkruar se Kosova është krenare me aleancën e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Pranova sot një letër nga ish Sekretarja Amerikane e Shtetit, mikja e madhe e Kosovës, Madeleine Albright, përmes të cilës konfirmon edhe një herë mbështetjen e parezervë për popullin e Kosovës. Vendi ynë është krenar me aleancën e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me miqtë anembanë botës, që i qëndrojnë gjithmonë pranë”, ka shkruar Veseli.
/Epoka e re/