Veseli pret në takim studentët me nevoja të veçanta, kërkon trajtim të barabartë

03 dhjetor 2018 | 11:40

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim disa studentë me nevoja të veçanta.

Në ditën ndërkombëtare të tyre, Veseli me studentët nga kjo kategori kanë diskutuar për sfidat dhe nevojat që ata kanë.

“Shoqëria jonë nuk mund të mburret me zhvillimin e saj nëse personave me nevoja të veçanta nuk ua ka dhënë kujdesin e duhur dhe trajtimin e barabartë. Sot, në ditën ndërkombëtare të tyre, me studentë nga kjo kategori diskutuam për sfidat dhe nevojat që ata kanë. E tashmja dhe e ardhmja e vendit është përgjegjësi e secilit prej nesh dhe vetëm puna e përbashkët e zhvillon edhe më shumë atë. Këtu, po e ndaj me ju, një letër që mora sot nga njëri prej këtyre studentëve”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Fotografia e Kadri VeseliFotografia e Kadri Veseli

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Nataliya…