
Veseli pret qasje të sinqertë nga BE-ja për Kosovën
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka dërguar një porosi për Bashkimin Evropian, pas vendimeve që Kosova ka marrë kohëve të fundit.
Veseli në llogarinë e vet në “Twitter”, ka shkruar se presin një qasje të sinqertë nga ana e BE-së.
“Pas miratimit të marrëveshjes për demarkacionin, reformave në drejtësi dhe përmbushjes së të gjitha kritereve për liberalizimin e vizave, më shumë se çdo vend tjetër jo anëtar, ne presim një bashkëpunim më të afërt dhe të sinqertë nga ana e BE-së”, ka shkruar Veseli.
Në këtë kontekst, Veseli ka vlerësuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ai ka theksuar se miratimi i rezolutës për dialogun dhe ekipit negociator tregon përkushtimin e Kosovës për marrëveshje dhe gatishmërinë për vendime të mëdha.