Veseli pritet të qëndrojë te Empoli deri 2022
01 dhjetor 2018
| 09:33
Dashuria mes Frederik Veselit dhe Empolit pritet të zgjasë.
Sipas asaj që raporton “La Gazzeta dello Sport”, mbrojtësi kuqezi është futbollisti i radhës te skuadra italiane që do ta rinovojë kontratën deri në vitin 2022. Veseli aktivizohet me ekipin e Serisë A që nga viti 2016 ku është kthyer në një nga lojtarët kryesor.
Veseli është edhe një nga të besuarit e Panuccit në Kombëtare. Mbrojtësi Veseli pritet ta vijojë kontratën me Empolin deri në vitin 2022.