Veseli: Prodhuesve vendorë do t’ua subvencionojmë interesin e kredisë deri në 80 për qind

02 tetor 2019 | 15:14

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe kandidati për kryeministër, Kadri Veseli, ka thënë se tregun e Kosovës, duhet ta mbushim me produkte vendore, siç po bënë edhe kompania “KonSoni”.

“Prodhuesit vendorë kanë nevojë për skema më të përshtatshme të mbështetjes institucionale. Tregun tonë duhet ta mbushim me produkte vendore, siç po bënë edhe kompania “KonSoni”, e cila i furnizon tregtarët, restorantet dhe konsumatorët me produkte cilësore të mishit të freskët. Në qeverisjen time, të gjithë prodhuesve vendorë që marrin kredi për prodhim apo eksportim të produkteve “Made in Kosova”, do ua subvencionojmë interesin e kredisë deri në 80 për qind. Duke fuqizuar prodhuesit dhe rritur prodhimtarinë vendore, ne e zhvillojmë ekonominë tonë. Votoni Partinë Demokratike të Kosovës dhe numrin 112! #PDK112”, ka shkruar Veseli.

Image may contain: 4 people, people smiling, outdoor

 

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Statuja e Mbretit Ahmet Zogu në Tiranë është vandalizuar mëngjesin…