Veseli paraqet propozimet për tejkalimin e situatës në Kuvend (Dokument)
06 shtator 2018
| 16:00
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka dalë me disa propozime në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit lidhur me çështjen e dialogut me Serbinë.
Veseli ka kërkuar që asnjëra palë, pozita e opozita mos ta bllokojnë punën e Kuvendit, por që të marrin pjesë aktive në seanca.
Po ashtu, ai ka kërkuar që ekipi negociator dhe rezoluta e opozitës për dialogun të diskutohen veç e veç dhe të votohen nga deputetët dhe rezultati i votimit të jetë i obligueshëm për të gjitha palët.