Veseli propozon që rruga ‘B’ në kryeqytet ta bartë emrin e John McCain
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka propozuar që rruga “B” në Prishtinë ta bartë emrin e senatorit amerikan, John McCain, i cili ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare.
“Javën që shkoi, Kosova humbi një prej miqve më të mëdhenj të lirisë dhe pavarësisë së saj, senatorin amerikan John McCain. Para luftës, gjatë luftës, në ndërtimin e paqes dhe shpalljen e pavarësisë, senatori McCain mbështeti pandërprerë Kosovën. Ne kurrë nuk do ta harrojmë këtë mbështetje. Në nderim të kujtimit të tij, propozoj që rruga ‘B’, në kryeqytetin e shtetit tonë, në Prishtinë, të mbajë emrin e John McCain. Ata që na u gjetën pranë në kohë të vështira, duhet gjithmonë t’i mbajmë pranë, në zemrat, shtëpitë dhe rrugët tona”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/
https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/photos/a.215840038591210/1077912302383975/?type=3&theater