Veseli publikon videon në të cilën lojtarët e Kosovës shtrihen në tokë duke qeshur

09 shtator 2019 | 14:48

Në Kosovë të gjithë e dinë batutën e famshme “thojshin…” e cila gjithmonë përfundon me të qeshura.

Kështu kanë vepruar edhe lojtarët e Kosovës me Kadri Veselin, kryetar i PDK-së dhe kandidiat për kryeministër.

Në një video të publikuar nga Veseli në llogarinë e vet në “Facebook” me mbishkrimin “Thojshin që ka me na mujtë Çekia”, shihen teksa të gjithë lojtarët e kombëtares shtrihen në tokë duke qeshur.

Ndryshe, Kosova  ka fituar ndaj Çekisë me rezultat 2 me 1.

https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/videos/2449878665225416/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Transmetuesi publik britanik, BBC i ka kushtuar një artikull të…