Veseli: Qeveria ime do të ndihmojë bizneset e vogla për tu zhvilluar dhe hapur vende të reja pune

16 shtator 2019 | 20:15

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar sot disa biznese të vogla në lagjen Dardania në Prishtinë, për të diskutuar me pronarët e tyre mundësinë e ndihmës së tyre për t’i zhvilluar më shumë bizneset e tyre dhe për të krijuar mundësi të reja për vende të reja pune.

Kreu i PDK-së tha se ka hartuar një program shumë konkret qeverisës i cili do të jetë mundësi shumë e mirë për ndihmën që do t’u bëhet bizneseve të vogla në Kosovës, në mënyrë që ato të kalojnë në një nivel tjetër të zhvillimit, ndërsa po ashtu dëgjoi edhe propozime konkrete nga vet përfaqësuesit e bizneseve.

“I kemi bërë disa përparime por duhet të bëjmë shumë dhe kjo është arsyeja pse kam dalë ta shikoj gjendjen e bizneseve të vogla për të parë se si mund t’i zgjerojmë resurset e tyre, kapacitetet, për të krijuar vende të reja pune sepse nëse punojnë njerëzit nuk kanë nevojë me dalë jashtë. Si të kenë perspektivë ata rrinë këtu”.

Gjatë bashkëbisedimit me një pronar të një furre, Veseli e pyeti atë se çfarë mund të bëjë diçka më mirë qeveria e re për të ndihmuar bizneset e vogla dhe të mesme.


“Ju mund të na ndihmoni me uljen e tatimit në fitim, për me na dhënë neve mundësi më të mëdha që me u zhvillu më shumë si biznes i vogël”.

Edhe pronarët e bizneseve tjera të vogla që vizitoi Veseli, i dhanë propozimet e tyre se çfarë duhet të bëjë qeveria e tij pas zgjedhjeve, duke kërkuar heqjen e tatimit të paragjykuar, në mënyrë që ai të paguhet pas realizimit të qarkullimit dhe propozime tjera që ndihmojnë bizneset e vogla të rinisin numrin e punëtorëve.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet i AKR-së, Islam Pacolli, ka vizituar Forumin…