Veseli: Qeveria nuk duhet të udhëhiqet me inate
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli i ka bërë thirrje Qeverisë që të mos udhëheq me inate.
Gjatë vizitës që i ka bërë fabrikës së pelenave në Topanicë të Kamenicës, Veseli ka deklaruar se qeveria duhet të bisedojë me opozitë për t’u tejkaluar situata ekonomike në të cilët gjendet Kosova.
“Të ç’bllokohet Qeveria, nuk duhet të udhëheq me inat, duhet të ulet bashkarisht me ne, ta tejkalojë situatën ekonomike të cilën e kemi bashkarisht. Të mos prodhojë lajme të cilat kanë vetëm qëllim social, duke u munduar të joshë përmes trustit pensional, për arsye se nuk është trusti e vetmja zgjidhje, është prodhimi, këto fabrika, rrotullimi i këtyre makinerive ajo që e zgjedh problemin ekonomik dhe social në Republikën e Kosovës”, ka thënë Veseli.
Ai e ka cilësuar si të dhimbshme që pronari i kësaj fabrike i cili ka ardhur nga jashtë që të investojë në Kosovë, të mos përkrahet nga Qeveria. “Në fakt, është e dhimbshme kur e sheh një investim të tillë, rreth 600 mijë franga, të ardhura nga një njeri i yni i Kosovës të investojë në vendin e vet, prodhojë në vendin e vet, t’i ofroj mundësi familjeve, punëtore të vendit të vet, që të kenë edhe të ardhura, që të mos përkrahet edhe nga shteti. 6 muaj janë të pakos së rimëkëmbjes ekonomike që presin, diku janë me mira biznese, edhe 286 mijë familje të cilat mbahen pikërisht nga sektori i privat, si në këtë fabrikë të Zijadinit që presin përkrahje nga shteti, 6 herë dështime në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Veseli.